Skandali/ Pano Soko: Tenderi për Unazën, vjedhje e hapur, ja përse u nda në tre lote
Eksperti i Ekonomisë Pano Soko, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka folur për skandalin e denoncuar mbrëmjen e sotme, për falsifikimin e dokumentave të Departamentit të Shtetit të Delaware, nga kompania Dunwell Haberman (degë e kompanisë DH Albania), e cila ka fituar tenderin për rindërtimin e Unazës së Madhe.
Soko theksoi se tenderi është ndarë në tre lote, sepse nëse një prej kompanive arrinte shifrën mbi 25 milionë euro, atëherë do të duhej të bëhej një tender ndërkombëtar.
“Është një vjedhje e hapur, dhe e mirëmenduar ,pasi jo më kot është ndarë në tre lote, dhe pikërisht Loti I parë ka shumën më të madhe”– tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

