Skandali seksual i kryegjyqtarit të Gjirokastrës/ Krimet e Rënda: Nuk provohet “korrupsioni”

Çështja e ish-kreut të Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi, i cili akuzohet se ka kërkuar favore seksuale për një vendim gjyqësor, nuk ka gjetur ende zgjidhje. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka shpallur moskompetencë për të gjykuar rastin e gjyqtarit Boçi, duke ia kaluar çështjen Fierit.

Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, “nuk provohet vepra e korrupsionit”, dhe duke ia kaluar çështjen Gjykatës së Fierit, Guximtar Boçi do të hetohet për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm”.

Skandali i dyshuar seksual erdhi pas një audio përgjimi të transmetuar në emisionin investigativ “Stop” më 26 tetor të vitit që lamë pas. Gjithçka ishte regjistruar nga një qytetare nga Gjirokastra, e cila pretendon se i është kërkuar favor seksual nga kreu i Gjykatës, Guximtar Boçi, me pretendimin se do të ndikonte në një çështje gjyqësore ku ajo ishte palë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lidhur me përgjimin është marrë në pyetje edhe gjyqtarja Blerta Çibuku, e cila është pyetur nga Prokuroria e krimeve të Rënda, pasi aty dëgjohet duke thënë se Boçi i kishte kërkuar të ndikonte në çështjen ku ishte palë qytetarja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Para Prokurorëve, mësohet se ajo ka pranuar bisedat e bëra me denoncuesen, duke deklaruar se materialet audio të transmetuara janë autentike.

Menjëherë pas ngjarjes, Guximtar Boçi u shkarkua nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Në deklaratat e tij lidhur me denoncimin, Boçi ka mohuar njohjen me denoncuesen, duke u shprehur se këto janë sajime ndaj tij.

/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?