Skandali te Onkologjiku, farmacisti: Se njoh mjekun Gashi! Për ilaçet kemi burime të ndryshme

Farmacisti Florian Marku u njoh këtë të enjte me masën ”arrest shtëpie” në Gjykatën e Tiranës pas skandalit të Onkologjikut. Në dosje thuhet se mjekët e Onkologjikut i shisnin ilaçet për trajtimin e të sëmurëve me tomor në farmaci të ndryshme në Tiranë. Farmacisti Marku mohoi të këtë lidhje, duke thënë se nuk e njeh fare mjekun Edmond Gashi.

Florian Marku: Nuk kam asnjë lloj komenti.

A keni pasur bashkëpunim me Edmond Gashin dhe cila ka qenë lidhja?

Florian Marku: S’kam asnjë lloj lidhje, nuk njoh asnjë nga personat.

Ku i merrnit ilaçet? Sipas prokurorisë ju kishit rol.

Florian Marku: Burimet mund të jenë nga më të ndryshmet. Roli i farmacistit është humanist, që të ndihmojë çdo pacient në kryerjen e detyrës së vet.

A keni bashkëpunuar me Gashin?

Florian Marku: Nuk e njoh si doktor.

SHKARKO APP