Skandali tek ”Shefqet Ndroqi”/ Rakacolli: Janë shkarkuar kryeinfermierët, korrupsion ka
Dje Policia e Shtetit bëri me dije se ka vënë në pranga bashkëpunëtorët e sanitares Tire, të cilin merrnin shuma të majme nga të afërmit e pacientëve të shtuar tek ”Shefqet Ndroqi”, përmes një skeme të mirëfilltë mashtrimi. Ndërsa sot, zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka thënë se ka marrë masa për organizimin e brendshëm. E ftuar në ”Abcnews”, Rakacolli ka thënë se janë shkarkuar kryeinfermierë si dhe janë dhënë vërejtje për të tjerë. Ajo ka folur edhe në lidhje me perosnat publikë që kanë shkelur masat kundër Covid-19.
PJESË NGA INTERVISTA
Në lidhje me personat që kanë shkelur masat me grumbullime?
Unë e kam sqaruar. Është gjobitur Ermal Mamaqi.
Po Elisa Spiropali?
Do merren masat ashtu siç parashikohet. Të mos merremi me emra të përveçëm. Kinematë janë të hapura, nuk mund të gjobitesh që shkon në kinema duke zbatuar rregullat. Të dalësh në mes të rrugës dhe të mbash maskën në gjysëm vetëm nga frika e policisë, çfarë bashkëpunimi është ky.
Sa kohë do të prisni ndërgjegjësimin për të shtrënguar masat?
Ndërgjegjësimi nuk bëhet vetëm nga autoritetet shëndeëtsore. Detyrat nuk mund të thuhen pas 12 muajsh pandemi. Këtu bëhet fjalë për kuptim. Ndërgjegjësimi nga ana e mediave është shkrencë. Ata duhet të përdoren të gjitha. Spoti është pak. Vënia në dukje e fenomeneve duhet të vijë përmes mënyrave.
Rasti i sanitares së Shefqet Ndroqit. Autoritet e konsideruan rast të izoluar. Dje pati arrestime të tjera për një skemë kriminale. Cila është masa që do të merrni ju?
Ka pasur distancim që në fillim. MSH është shprehur që në fillim. Në momentin kur doli fenomeni MSH bëri distancimi. Dhe “Shefqet Ndroqi” po ashtu dhe mori edhe masa për organizimin e brendshëm. Ka marrë edhe masa që do të bëhen publike. Është bërë analiza. Janë shkarkuar kryeinfermierë. Janë dhënë vërejtje për të tjerë. Vazhdimisht bëhen kontrolle dhe bëhen gjëra. Asgjë nuk është perfekte. Në çdo pyll gjen një dru të shtrembër. Thirrja për denoncime është një gjë që ka dhënë efekt. Ka një ndryshim në fenomenin e korrupsionit ndër vite.