Skandaloze, ja si udhëtojnë shqiptarët në tragetin Brindizi-Vlorë (VIDEO)

Qindra pasagjerë udhëtojnë nga Italia në Shqipëri në kushte skandaloze në tragete. Ora News nëpërmjet pamjeve tregon se si gratë dhe fëmijët qëndrojnë të shtrirë në dysheme për të kaluar natën për shkak të vendeve të pamjaftueshme në traget. Edhe viti i kaluar, numri i vogël i trageteve që bëjnë itenerarin Vlorë¬Brindizi, ka sjellë të njëjtat pamje skandaloze por situata nuk ndryshon. Njerëz të shtrirë në dyshemenë e tragetit. Si mbulesë kanë bërë batanije të marra me vete apo rroba, ndërsa pranë kanë dhe çantat e udhëtimit. Mes dhjetëra pasagjerëve ka gra dhe fëmijë por dhe të moshuar.  Janë shqiptarë që udhëtojnë me nga Italia për të ardhur në Shqipëri për t’u çmallur me familjarët e tyre përmes tragetit të linjës Vlorë¬ Brindizi.

Si në çdo sezon veror ata lihen të udhëtojnë në kushte skandaloze për shkak të numrit të vogël të trageteve që bëjnë këtë linjë. Pamjet janë filmuar me telefon brenda tragetit të linjës Vlorë¬Brindizi mbrëmjen e së hënës duke u gdhirë 2 gushti 2016.

Një qytetar përcolli në redaksi pamjet për të denoncuar kushtet skandaloze aspak dinjtoze që ata përballen në udhëtimin e tyre i cili zgjat gjithë natën për të mbërritur në Vlorë në mëngjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pamjet flasin vetë ndërsa shumëkush që ka udhëtuar me këtë linjë ka qenë dëshmitar i këtyre pamjeve më shumë se një herë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe viti i kaluar, ka sjellë të njëjtat pamje skandaloze por situata nuk ndryshon. Vetëm mbrëmjen e djeshme, kanë ardhur në qytetin bregdetar 1800 persona me tragetin e linjës¬Vlorë-¬Brindizi.

Ora News – Kushtet skandaloze ku udhëtojnë shqiptarët në tragetin Brindizi – Vlorë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?