Skeda e të ”fortit” Gentian Bejtja. I shpëtoi disa atentateve, ka kërkuar azil në Suedi dhe Norvegji

Gentian Bejtja ka kërkuar azil në Norvegji dhe në Suedi, por nga informacionet kërkesat për azil nuk i janë pranuar.

Ai është një ish-punonjës policie, rezulton person me precedentë penalë në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës, si dhe i arrestuar me arsenal armësh në banesë.

Bejtja është hetuar edhe për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, pasi u dyshua bashkë me Enver Stafukën, si një nga autorët e vjedhjes së makinës nga e cila u vra Lamaj, në shkurt 2013.

Gentian Bejtja është shoqëruar edhe për dy atentate, atë të vrasjes së Ilias Çalit në autostradën Tiranë-Durrës, në prill të 2022-it dhe atentatit ndaj Marklen Hakës në qershor po të vitit të shkuar, por nuk u gjetën prova për ta fajësuar si autor të dyshuar.

SHKARKO APP