Skema kombëtare e bujqësisë, të hënën nisin aplikimet
Bujqit dhe blegtorët shqiptarë do mund të aplikojnë për masat mbështetëse në kuadër të Skemës Kombëtare në Bujqësi dhe Blegtori nga e hëna e 25 majit. Fondi total për skemën kombëtare në bujqësi dhe blegtori këtë vit do të jetë në vlerën 5.2 miliardë lekë. Për herë të parë në masat mbështetëse janë përfshirë derrat.
Mbarështimi i tyre do të subvencionohet me 7 mijë lekë për fermat me mbi 5 dosa. Janë rritur lehtë masat mbështetëse për mbarështimin e lopëve, të imtave, financimi i bletarisë, bimëve medicinale dhe fermave organike.
Janë përgjysmuar kushtet për të përfituar. Ndonëse ishte masa më e kërkuar nga fermerët, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka vendosur ta heqë nga skema mbështetëse për këtë vit. Kjo në një kohë toka pret të punohet dhe çmimi i karburanteve po prek nivele rekord.
Veç skemës në bujqësi dhe blegtori, ndryshime do të ketë edhe te ajo e investimeve. Për fermerët e rinj do të jepen deri në 10 mijë euro grant, për stanet në blegtori 3 milion lekë, ndërsa për makineritë bujqësore 500 mijë lekë.
KOHA JONË SONDAZH

