Skema mashtrimi me 200 milionë lekë dëm/ Kush është zyrtari i Tatimeve dhe 4 të arrestuarit e tjerë (Emrat)

Zbardhen identitetet e personave të arrestuar në kuadër të operacionit “Ndërmjetësi”.

Bëhet fjalë për shtetasit Sh. Agolli, administrator i shoqërisë “S.Agolli Group”; S. Hajdini, me detyrë specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve; E. Allushi, me detyrë administrator i Zyrës së kontabilitetit “Smartfin”; L. Runa, ekonomist tek zyra e kontabilitetit “Smartfin” si dhe A. Keke, të cilët akuzohen për krijimin e skemave mashtruese duke i shkaktuar shtetit mbi 20 milionë lekë dëm financiar.

Ndërkohë, dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se te arrestuarit nëpërmjet subjekteve fiktive konkretisht subjektet “Liana Solution”, “SD.Agolli Group”, “Solution &Construction 2000” dhe Studio e kontabilitetit “Smartfin”, ku gjatë viteve 2018-2019 kanë bërë ndërmjet tyre shitje fiktive në vlera të konsiderueshme monetare që arrijnë vlerën 130.052.820 lekë, duke i shkaktuar shtetit një dëm me “tvsh” në vlerën 20.568.304 lekë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?