FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

”S’kemi ku bëjmë gjilpërat, jemi të bllokuar”, banorët e Thethit në protestë

Rreshjet e shiout he bora ka bllokuar banorët e Thethit, të cilët kanë dalë sot në protestë. Mësohet se prej disa ditësh, zona turistike është e bllokuar për shkak të dëborës dhe mbi 70 familje kanë mbetur të izoluara. Moti i keq ka sjellë mungesë të energjisë elektrike si dhe probleme të komunikimit me Shkodrën.

“Problemi i Thethit po shihet, se shtetit nuk po i bie mbrapa hiç, as për rrugë, as për mjekësi, as doktor, as nuk kemi ku bëjmë gjilpërat, as serumet. Jemi të izoluar prej borës e prej kushteve të këqija”, shprehet një banor.

“Shteti vjen merr taksa, ujë e drita, sigurime, por këtu nuk ka as ujë, as drita, as arsim, as shëndetësi”, shprehet një tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?