Skenari Basha tek Fevziu

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar atë që ka ndodhur këtë të enjte në sallën e Kuvendit. Sjellja e opozitës ka qenë në qendër të pyetjeve të gazetarëve në studion e emisionit “Opinion” ku ishte i ftuar kreu i opozitës. Basha tha se në mbledhjet e Grupit Parlamentar ka pasur edhe propozime radikale, por ai ka vendosur që reagimet të jenë hap pas hapi. Sipas Bashës tashmë opozita nuk do të lejojë funksionimin normal të Kuvendit. Kjo sipas Bashës do të zgjasë deri në largimin e të inkriminuarve nga ajo sallë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?