Skenari djallëzor PD: Nuk merr pjesë në votim, pret çarjen e PS-LSI në votim

 

Grupi Parlamentar eshte mbledhur se si do te reagoje sot gjate votimit te kerkeses se Prokurorise se Pergjithshme per arrestimin e deputeteve Tom Doshi dhe Mark Frroku. Burime te rezervuara nga brenda PD-se skenari eshte qe nuk do te marin pjese ne votimin e fshehte duke pritur qe mes PS e LSI te plasi sherri sepse kane informacione se mbi 15 deputete te PS nuk do ta votojne kerkesen e Prokurorise. Kjo, nese ndodh, do te sjelle qe kerkesa e Prokurorise te mos votohet e kesisoj te mos arrestohen dy deputetet. Por kjo do te sjelle nje çarje te forte mes Rames e Metes, çka mund te çoje ne terheqjen e menjehershme te LSI nga Qeveria, duke shkaktuar nje krize te pa imagjinuar parlamentare.Nderkohe qe lobi Doshi-Frroku kane kontaktuar disa deputetë miq te dikurshem ne PS, te cilet mesohet se kane premtuar se nuk do ta votojne kerkesen e Prokurorise, pasi kane frike se pas ketyre, do iu vije rradha atyre. Po keshtu nuk dihet edhe per dy ministra te PS se si do te votojne per shkak te lidhjeve te vjetra me Tom Doshin.

Ne keto momente PD po debaton ne seancen e parlamentit kunder votimit , pasi duhen ,sipas tyre, 48 ore pasi te hartohet raporti i komisionit. Nderkohe pati nderhyrje te kryeministri Rama i cili kerkoi te zbatohet rreptesisht rregullorja e Kuvendit dhe jo te marrin fjalen disa here pjestaret e "kafes se oficerave" (nenkupto:PD), duke shkelur rregulloren. Ndersa ish-kryeministri Berisha sulmoi ashper Ilir Meten.

Ky eshte skenari i Berishes e duket se po vihet ne loje perbukuri, pra po pret derisa te filloje votimi i fshehte dhe ne çast do te zbatojne vendimin e grupit te PD.

SHKARKO APP