Skenari i qeverisë, Rama: Brenda 14 muajve të vaksinohemi të gjithë
Në fjalën në seancën e kësaj të hëne në Kuvend, kryeministri Edi Rama tha se skenari i qeverisë është që të vaksinohemi të gjithë brenda 14 muajve.
”Të realizojmë skenarin më ambicioz, atë të vaksinimit për 14 muaj. Vaksinimi ka dy efekte të menjëhershme, një është i drejtpërdrejtë tek ai që vaksinohet dhe tjetri është shkëputja e zinxhirit të infektimit. Që do të thotë se sipas studimeve të bëra, rritja e përqindjes së individëve të vaksinuar, sjelle një ulje të vazhdueshme të personave të prekur. Kam parasysh këtu një numër të shumëzuar për dy, shpesh për tre. Kjo na jep mundësi ta shikojmë me shumë optimizëm gjashtë mujorin e dytë të këtij viti, duke pasur parasysh që procesi do të ecë i pa trazuar nga luhatjet e kompanisë. Kompania do të sjellë fillimisht 10 mijë e 700 vaksinat e para”.