Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 17 Nëntor 2026, 07:19 Robert Pattinson zëvendëson Daniel Craig si James Bond Robert Pattinson, aktori britanik i njohur për rolet e tij në filma si “Twilight” dhe “The Batman”, është konfirmuar si aktori i radhës që…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • PS
  • Gjermania-Holandë
  • Protesta
  • Rama
  • Gëzim Ndoka
  • Shëndetësia
  • Reforma zgjedhore
  • SPAK
Lajmet e fundit
Në trend
  • PS
  • Gjermania-Holandë
  • Protesta
  • Rama
  • Gëzim Ndoka
  • Shëndetësia
  • Reforma zgjedhore
  • SPAK
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Skënder Minxhozi: Botës i është çmendur kryetari

Aktualitet E hënë, 3 Mars 2025 14:22
Skënder Minxhozi: Botës i është çmendur kryetari
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një nga komentatorët politikë më të kujdesshëm amerikanë Farid Zakaria, ka një ide shumë të qartë për rrokopujën diplomatike që ndodhi në Zyrën Ovale mes presidentit Trump dhe Volodimir Zelenskit të Ukrainës. Sipas komentatorit, Zelenski, një tip emotiv dhe i vënë në trysni nga vite lufte në vendin e tij, duhej të kishte ruajtur qetësinë dhe të zbatonte një strategji tjetër nga ajo e sherrit me dy krerët më të lartë të SHBA në zyrën e tyre. Ai duhet të deklaronte publikisht që Trump është më i madhi, më i zoti dhe i vetmi që mund të zgjidhë krizën ukrainase. Sipas Zakarias, pas këtyre lëvdatave Zelenski duhet të kishte sjellë me vete edhe medaljen më të lartë të Ukrainës e t’ja varte në qafë presidentit amerikan para kamerave. Vetëm kështu do të shpëtonte nga kurthi që i kishin ngritur.

Përtej ironisë elegante të Farid Zakarias, jo rastësisht i ndodhi Donald Trump në shtëpinë e vet ai sherr televiziv me Volodimir Zelenskin. Një precedent absolut në historinë diplomatike të SHBA. Së pari, sepse siç kanë referuar shumë media serioze amerikane, gjithçka qe përgatitur paraprakisht nga i zoti i shtëpisë, në formën e një gjyqi publik për preidentin ukrainas, të cilin ai e ka në listën e zezë prej shumë vitesh. Që nga ajo kohë kur ndaj Trump demokratët amerikanë organizuan impeachment-in (procedurë shkarkimi) e parë. Dhe Zelenski ishte në qendër të atij sherri politik, pasi Trump akuzohej se i kishte kërkuar atij vetë të dhëna kompromentuese për djalin e kundërshtarit Biden, Hunterin, i cili kishte aktivitete biznesi në Ukrainë. Ata që e njohin Trump thonë se që nga ajo kohë ai mbart brenda vetes një ndjenjë urrejtjeje dhe antipatie për Zelenskin, të cilin e konsideron si një komedian të dobët, që nuk i ngjan fare burrit të fortë të Kremlinit, të cilin Trump e adhuron hapur.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Së dyti, ai sherr i ndezur mund të ndodhte vetëm nën presidencën Trump sepse po të shohësh çfarë ka thënë dhe çfarë ka bërë që nga 6 nëntori, kur fitoi zgjedhjet, kupton se njeriu më i fuqishëm në botë ka ardhur me qëllimin që të përmbysë gjithçka, pa marrë parasysh rrënojat që mund të krijojë gjatë rrugës. E thënë shkurt, botës i është çmendur kryetari. Në harkun e tre muajve Donald Trump ka shpallur se do të rimarrë Kanalin e Panamasë, më pas do aneksojë Groenaldën, vijon të thotë se Kanadaja do bëhet shteti i 51-të i SHBA, ashtu siç ka deklaruar se të gjitha vendet e aleancës BRICS (Rusi, Kinë, Iran, Afrikë e Jugut dhe Brazil) do të dënohen me 100% tarifa për mallrat që eksportojnë në Shtetet e Bashkuara. Meqë ra fjala, edhe Gjiri i Meksikës tashmë quhet Gjiri i Amerikës me firmë dhe vulë të Presidentit Trump!

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por nuk mbaron këtu. Madje sa ka filluar. Në vijim të ëndrrës “koloniale” amerikane, ai kërkon të marrë nën kontroll Gazën, duke ndërtuar mbi një vend te larë në gjakun e mbi 60 mijë të vrarëve (shumica gra e fëmijë), hotele luksi dhe zona rezidenciale ku do të pushojnë njerëzit më të pasur të botës. Natyrisht në qendër të territorit do të çpojë qiellin një Trump-Tower gjigande! Dhe për ta mbyllur serinë e absurditeteve, në dy muaj ka shkatërruar raportet historike me Evropën dhe NATO-n! Duhet të jesh mendërisht i çekuilibruar të postosh në profilet zyrtare të presidencës së SHBA video të ndërtuara me inteligjencën artificiale ku shihet presidenti amerikan duke pirë koktejle me kryeministrin Netanjahu në bregdetin e Gazës. Cinizëm i një shkalle që vetëm inteligjenca artificiale me algoritmet e saj të akullta, mund ta riprodhojë pa u pështirosur.

Mund t'ju interesojë

Kërkohet nga Burnham të investojë në hekurudhat ndërkombëtare për të nxitur rivendosjen e marrëdhënieve MB-BE

Kërkohet nga Burnham të investojë në hekurudhat ndërkombëtare për të nxitur rivendosjen...

Para 1 ore
Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.8 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.8 lekë

Para 1 ore
Moti sot: shi në Tiranë e Shkodër, deri 21°C në Vlorë

Moti sot: shi në Tiranë e Shkodër, deri 21°C në Vlorë

Para 2 orësh

Lufta e shpallur e Trump ndaj aleatëve historikë perëndimorë dhe fqinjëve, Evropës, Kanadasë e Meksikës, është ndoshta kapitulli më i pakuptueshëm e absurd i presidencës aktuale të SHBA. Me Kinën nuk ka ndryshuar asgjë esenciale, me Rusinë raportet po ngrohen aq sa tanimë për qëndrimin zyrtar amerikan nuk dihet cili shkaktoi luftën në Ukrainë, vetë Ukraina apo Rusia?! Madje edhe rezolutat në OKB shohin gjithë botën kundër Rusisë, Amerikës dhe Eritreas e Koresë së Veriut! Trump po afrohet me ata që rregullisht Amerika i ka quajtur kundërshtarë e armiq dhe po largohet nga miq e aleatë historikë. Nga ata që për hir të interesave të SHBA dërguan ushtarë dhe u vranë në shpellat e Afganistanit apo shkretërirat e përvëluara të Eufratit.

Me një të rënë të lapsit, i dhënë ethshëm pas obsesionit të tij historik, politikës së tarifave mbi mallrat e importit në SHBA, Donald Trump ka hedhur në koshin e plehrave brenda pak ditësh raporte të ngushta bashkëpunimi e mirëbesimi ekonomik që Amerika i kishte ndërtuar falë punës së palodhur dhjetravjeçare të një sëre Presidentësh e burrash të tjerë shteti të Amerikës. Ka rënë doktrina bazë e vendit e cila e shihte SHBA si vendin lider të botës së lirë dhe janë dëmtuar rëndë marrëdhëniet transatlantike.

Ka rënë edhe doktrina bazë e ombrellës së sigurisë euro-atlantike e identifikuar me NATO-n, aq sa tani askush se di nëse SHBA është ende e gatshme të zbatojë fjala vjen, artikullin 5 të Traktatit të Uashingtonit për mbrojtjen e çdo anëtari të NATO-s në rast sulmi nga jashtë. Ndërkohë vetë Trump, mes shumë marrëzive që prodhon çdo ditë, tha edhe më të fundit: Evropa e Bashkuar u krijua për të dëmtuar SHBA! Një projekt i ngritur pas Luftës së Dytë botërore për të instaluar paqen mes shtetesh që prej shekujsh luftonin mes vetes, përfshirë edhe dy luftra botërore, shihet nga kreu i Shtëpisë së Bardhë si projekt antiamerikan! Është e rrezikshme të jesh armik i Amerikës, por është fatale të jesh mik i saj, thoshte dikur Henri Kissinger, a thua se kishte parasysh pikërisht këtë situatë aktuale absurde.

Vakuumi i sforcuar që Trump po krijon në marrëdhëniet me fqinjët dhe aleatët perëndimorë po i jep shumë shpejt efektet e veta, të cilat do të ndjehen në një hark kohor shumëvjeçar. Kanadaja po afrohet me Evropën, kjo e fundit po shpejton të ndërtojë një strategji emergjente të sigurisë e mbrojtes, ndërkohë që të gjitha këto qendra të mëdha ekonomie dhe pushteti, të lëna zbuluar nga aleanca 80 vjeçare me Amerikën, po kthehen në klientë potencialë të Kinës. Mënyrë e çuditshme për ta bërë Amerikën “sërish të madhe” duke i prerë të gjitha urat që e lidhin me miqtë e aleatët. Nëse do ta prishësh pozitën ndërkombëtare e cila të ka parë si vendin lider që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore, kjo e Donald Trump është receta perfekte.

Në një cep të Evropës ku ndodhemi edhe ne shqiptarët, zbatica amerikane mund të krijojë së afërmi probleme që deri dje as që mendoheshin. Revista gjermane Bild botonte disa ditë më parë plane që sipas saj po studiohen në Uashington, për tërheqjen e trupave amerikane nga rajoni ynë. Përtej faktit që trumpistët e shumtë shqiptarë do të kishin rastin të kuptonin sesa kot dhe në mënyrë absurde kishin bërë tifo në distancë për Trump, në një dimension shumë serioz faktori shqiptar do të gjendej në një situatë tejet delikate e të rrezikshme nëse SHBA bënte një hap prapa nga garancitë që ka dhënë deri tani në fushën e sigurisë për Kosovën dhe Ballkanin. Amerikanët janë elementi bazë i sigurisë në rajonin tonë dhe një tërheqje e tyre do të hapte skenare potencialisht të frikshme për të ardhmen.

Kjo epokë vetmie do të shënonte potencialisht rrëzimin e marrëveshjes së Dejtonit e marrëveshjeve të tjera të mëvonshme që rregullojnë statu quonë në Kosovë dhe Ballkan, duke prodhuar një konfigurim krejt të ri të raportit të forcave mes shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe të tretëve (Rusinë), me fokus tek marrëdhënia e serbëve me Kosovën e Bosnjen.

Donald Trump ka vendosur se në katër vjet mund të kthejë përmbys botën, ashtu siç e njohim në 80 vjetët e fundit. Ka vendosur edhe që Perëndimi i duhet i përçarë e jo i bashkuar siç jemi mësuar ta shohim. Ka një obsesion të sëmurë se të githë, evropianë e fqinj ja kanë me hile Amerikës dhe se ai ka ardhur në atë post për të ndrequr një padrejtësi kozmike që i ka rënë mbi krye SHBA për shkak të miqve të saj.

Ky duket si një bast i mbrapshtë që ka vendosur me historinë, duke shpërfillur pasojat dhe duke mos kalkuluar asnjë efekt bumerang të mundshëm. Të shohim ku e do çojë vendin e tij dhe të tjerët që do të paguajnë turbulencat e një politike që deri tani duket e fokusuar tek improvizimi, egoja e shfrenuar dhe shpërfillja për çdo ligj e normë. Imazhi i Elon Musk që shetit nëpër zyrat e Uashingtonit me një tufë djemsh me laptopa në duar që heqin fonde e pushojnë njerëz nga puna pa pyetur as për ligjin e as për instiucionet e shtetit, është metafora më e gjetur e këtij absurdi që ka pushtuar kokën e fuqisë më të madhe të botës./Java/

Etiketat e lidhura

TrumpZelensky
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Robert Pattinson zëvendëson Daniel Craig si James Bond
Para 42 minutash

Robert Pattinson zëvendëson Daniel Craig si James Bond

Trump aludon për takim të mundshëm me Kimin, ky i fundit viziton resortin e skive
Para 1 ore

Trump aludon për takim të mundshëm me Kimin, ky i fundit viziton resortin e skive

Burnham: Brexit ka dëmtuar ndjeshëm pozicionin global të Britanisë
Para 1 ore

Burnham: Brexit ka dëmtuar ndjeshëm pozicionin global të Britanisë

Kërkohet nga Burnham të investojë në hekurudhat ndërkombëtare për të nxitur rivendosjen e marrëdhënieve MB-BE
Para 1 ore

Kërkohet nga Burnham të investojë në hekurudhat ndërkombëtare për të nxitur rivendosjen e marrëdhëniev...

Më të lexuarat

1 Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist
Para 11 orësh

Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist

2 Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit
Para 17 orësh

Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit

3 Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste
Para 9 orësh

Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste

4 Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë
Para 9 orësh

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.