”Skënderbeu i dytë je”, i moshuari do ti puthë dorën Ramën
Këtë të hënë, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me qytetarët në Kukës, ku inauguroi hapjen e Urës së Madhe të Kukësit. Ajo që ra në sy është ”surpriza” e një moshuari për kryeministrin, i cili e cilësoi Edi Ramën si Skënderbeun e dytë. Madje i moshuari u përul t’i puthte dorën shefit të ekzekutivit, por kryeministri nuk e pranoi një gjë të tillë. “Rrofsh sa malet, Skënderbeu i dytë je. Hallall e paç. Na ke ndryshuar Kukësin dhe gjithë Shqipërinë. Zoti të ruajt me familje dhe çfarë ke”, tha i moshuari.