Skënderbeu përjashtohet nga Europa për trukime
Skënderbeut është dënuar nga UEFA pas akuzave të ngritura për trukimin e ndeshjeve. Burime të “Panorama Sport” pranë klubit të Skënderbeut bëjnë të ditur se klubi është dënuar me 1 vit mospjesëmarrje në kupat e Europës dhe 100 mijë euro gjobë.
Për këtë vendim të UEFA-s janë kontaktuar edhe drejtuesit e Skënderbeut, por nuk kanë dhënë një përgjigje përfundimtare për masat e marra nga ‘qeveria e futbollit Europian’. Nuk dihet nëse Skënderbeu do të dënohet edhe nga FSHF, pasi ekipi korçar akuzohet edhe për trukime të ndeshjeve të kampionatit.
Gjithashtu, për momentin është e paqartë nëse Skënderbeut do t’i hiqet titulli kampion.
KOHA JONË SONDAZH

