“Skifteri” shqiptar vjedh makinën “Porsche” por e përplas
Në pranga të policisë Italiane ka rënë një 34-vjeçar shqiptar pasi kishte vjedhur një makinë tip “Porsche”. Gjithëçka nisi kur ai doli nga një vilë në Forte dei Marmi, ku nuk i ka ndaluar një postblloku policie.
Mediat italiane kanë raportuar se policia i bëri shenjë të ndalonte por shqiptari shtoi shpejtësinë dhe pak metra më larg në një fshat të vogël në periferi të Livornos, ai pësoi aksident.
Për shkak të shpejtësisë së madhe, 34-vjeçari humbi kontrollin e makinës dhe u përplas. Pavarësisht nga plagët që mori, ai prapë tentoi t’i ikte policisë, por kësaj here nuk ia doli pasi u bllokua nga policia.
Emri i tij nuk bëhet i ditur, por në makinë iu gjetën një orë “Rolex”, të holla dhe stoli me vlerë rreth 40 mijë euro.
KOHA JONË SONDAZH

