Skualifikimi i 5 kandidatëve për kreun e PD-së, Edith Harxhi sulmon ashpër Bashën: Tregoi se është besëprerë

Edith Harxhi ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pasi kryesia vendosi të s’kualifikojë nga gara 5 nga 9 emrat që kërkonin të garonin në zgjedhjet e 13 qershorit.

Një akt të rëndë e quan Harxhi këtë vendim të kryesisë, duke ja vënë fajin drejtëpërsëdrejti Lulzim Bashën, për të cilin u shpreh se edhe një herë tregoi se është besëprerë.

Ajo që është më e papranueshme për Harxhin është s’kualifikimi nga gara i Ibsen Elezit, që sipas saj bën pjesë në PD prej vitesh dhe ka kohë që kërkon reformin e selisë blu.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Përjashtimi nga gara i kandidatëve për Kryetar Partie është akt i rëndë për një Parti të djathtë për të cilën Kryetari i saj aktual ka premtuar disa herë sistem përballje (primaresh), por edhe në këtë rast si në raste të tjera ishte besëprerë. Në veçanti përjashtimi nga gara i Ibsen Elezit njërit prej kandidatëve të Grupit për PD-në, si një nga zërat opozitarë më të paepur në Shqipëri, ish Kryetar i Partisë Demokratike të Kuksit dhe ish-Kryetar i Qarkut të Kuksit, ish-anëtar i Këshillit Kombëtar, është i pajustifikueshëm dhe i rëndë. Z. Elezi prej disa vitesh kërkon reformimin e thellë të Partisë nga marrja peng e saj nga një njeri i vetëm. Ne do ta vazhdojmë së bashku si grup këtë betejë për reformim pavarësisht pengesave të qëllimshme nga Kryetari aktual,” shkruan Harxhi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ditën e sotme kryesia e Partisë Demokratike miratoi si kandidatë për kreun e PD-së vetëm katër emra. Lulzim Bashën, Edith Harxhin, Agron Shehajn dhe Fatbardh Kadillin.

Pesë emra të tjerë u s’kualifikuan. Ata janë Ibsen Elezi, Sabri Hoxha, Admir Muja, Edmond Vrapi dhe Mirjan Jashanllari.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?