Sofia Moreira de Sousa, një diplomate portugeze si ambasadore të BE-së në Tiranë

Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Kaja Kallas, ka njoftuar emërimin e propozuar të 33 ambasadorëve të Bashkimit Evropian dhe 7 zëvendësshefave të delegacioneve të Bashkimit Evropian.

Mes tyre është edhe Sofia Moreira de Sousa e cila është propozuar për postin e Ambasadore së Bashkimit Evropian në Tiranë. Ajo aktualisht shërben si Shefe e Përfaqësisë së Komisionit Evropian në Portugali dhe më parë ka mbajtur, ndër të tjera, detyrën e Ambasadore së Bashkimit Evropian në Kepin e Gjelbër (Cabo Verde).

145 delegacionet e BE-së janë fytyra e Bashkimit Evropian në mbarë botën dhe përbëjnë vijën e parë të mbrojtjes së interesave të BE-së jashtë kufijve të saj. Ato informojnë, zbatojnë dhe promovojnë prioritetet e Bashkimit Evropian, si dhe politikën e tij të jashtme dhe të sigurisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Emërimet e ambasadorëve të BE-së do të formalizohen pasi të merret miratimi zyrtar nga vendet pritëse përkatëse, aty ku është e nevojshme, si dhe pas përfundimit të procedurave të tjera administrative në kuadër të procesit të rotacionit për vitin 2026.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?