Soko: Zgjedhjet e 11 Majit më të këqija pas 1996-ës. Krimi, paratë publike ishin sheshit
Pano Sako nga ”Nisma Shqipëria Bëhet”, thotë se priste që SPAK të vendoste drejtësinë e munguar që kriminelët mos përfshiheshin në zgjedhje. Për të nevoja për të vendosur drejtësi në zgjedhje është pararendëse jo pasrendëse, në mënyrë që administrata publike dhe institucionet shtetërore të mos përdoreshin dhe të mos presionoheshin. Sipas tij zgjedhjet e 11 majit ishin më të këqijat pas 1996-ës, ku krimi dhe paratë publike ishin sheshit.
”Ndryshe nga të gjitha rastet e tjera nevoja për të vendosur drejtësi në zgjedhje është pararendëse jo pasrendëse. Nevoja që kemi ne është për të pasur një lojë të ndershme. Dhe përgjegjësinë që duhet të mbajnë institucionet. Prisja që SPAK në këto zgjedhje të vendoste drejtësinë e munguar atë që ka munguar në shumë zgjedhje pararendëse që kriminelët të mos përfshiheshin në zgjedhje. Doli që u përfshinë që administrata publike mos presionohej e mos presiononte. Që institucionet shtetërore të mos përdoreshin, që drejtoria e tatimeve mos përdorej për të presionuar bizneset në interesin elektoral”, tha Soko në A2 CNN.
Po ashtu Soko theksoi se të gjithë asetet shtetërore u vunë në funksion të partisë në pushtet. ”SPAK-u si institucion që u angazhua me strategji në zgjedhje u pa nga ne me syrin e mirë për veprime që duhet të kryente para zgjedhjeve. Në momentin që u la fushë e lirë për krimin dhe presionimin e administratës përdorimin e institucioneve, përdorimin e parave publike për të fituar partia në pushtet dhe përdorimi i të gjithë aseteve shtetërore. Nëse SPAK vjen sot dhe thotë denonconi, ato e prodhuan efektin”.
KOHA JONË SONDAZH

