Sokol Balla në 19.30 në lajmet e Top Channel për të sqaruar videon dhe pezullimin e Top Story

 

Drejtuesi i emisionit Top Story, Sokol Balla, do të japë sot versionin e tij për videon që i kushtoi mbylljen e përkohshme të emisionit. Eshte ka mësuar se Balla do të shfrytëzojë hapësirën e lajmeve të orës 19.30 në Top Channel për të sqaruar ngjarjen më të përfolur të këtyre ditëve. Ky sqarim i Ballës është pjesë e marrëveshjes që ai ka bërë me Bordin e Aksionerëve të Top Channel. Bordi vendosi që Balla të qëndrojë në televizion, por ta ndërpresë emisionin Top Story për 3 javë. Sokol Balla eshte gazetari kryesor ne Top Channel dhe nje nga moderatoret me te spikatur ne Shqiperi

SHKARKO APP