Sokol Balla:Unë jam gazetar, kurse Fevziu fenomen social

 

 

Sokol Balla ishte  si kurrëherë plot humor e batuta dhe në një nivel të lartë debati. I ftuar në emsionin “6 ditë pa Ermalin” drejtuesi i emisionit “Top Story” Sokol Balla dhuroi një bashkëbisedim plot humor. Ai u bë pjesë e lojërave të aktorit Ermal Mamaqi me spontanitet. Gjatë bisedës, një emër që u përmend jo pak herë ishte ai i gazetarit Blendi Fevziu. Mamaqi e ngacmoi Ballën duke i folur për konkurrencën, dhe duket se gazetari e kishte përgjigjen në majë të gjuhës. Ai u shpreh me ironi për kolegun, duke e quajtur Fevziun fenomen social. “Fevziu është fenomen social, ka impenjime të tjera, ai mund të qeshë më shumë se unë. Unë jam gazetar, nuk më lejohet”, u shpreh Balla. Batutat për kolegun vazhduan thuajse përgjatë gjithë emisionit. Edhe kur nuk e përmendte Mamaqi, ishte vetë Balla që e rikthente bisedën tek drejtuesi i “Opininon”. “Asnjë laçian nuk vesh dot xhaketat e Fevziut . Rrogën nuk e them por jam i sigurtë që paguhem më pak se Fevziu”, ishin të tjera batuta të Ballës. Sigurisht që siç ndodh rëndom në kësi rastesh, pati dhe një moment serioziteti të thellë, kur gazetari u shpreh se kolegun e ka mik dhe nuk do të lejonte askënd të hidhte baltë mbi të. Në fund Sokol Balla e mbylli me një analizë për gazetarinë duke saktësuar edhe një herë: “Unë nuk mendoj që ka gazetarë të mirë dhe gazetarë të këqinj. Ka gazetarë dhe ata që s’janë gazetarë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sokoli si gazetar, por ishte me lart se sa profesioni i tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?