Sokol Sadushi: Jo marrëveshjes së detit me Greqinë pa Gjykatë Kushtetuese

Si një nga gjyqtarët e Kushtetueses që rrëzoi paktin detar me Greqinë në vitin 2009, Sokol Sadushi, mendon se sot sërish jemi në një fazë ku procesi është i bllokuar.  Ai shprehet se nuk duhet të ketë një marrëveshje me shtetin fqinj pa u konstituuar Gjykata Kushtetuese.

Sokol Sadushi: Gjykata Kushtetuese është ajo që vendos përfundimisht nëse marrëveshja është apo jo në përputhje me Kushtetutën përpara se të ratifikohet nga Kuvendi. Duke mos pasur Gjykatë Kushtetuese, ngërçi ekziston.

Ndaj konstitucionalisti i kërkon Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që të kalojë me prioritet anëtarët e KED, me qëllim që të ngrihet sa më shpejt Gjykata Kushtetuese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sokol Sadushi: Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duhet të kalojë procesin e rivlerësimit menjëherë. Hallka e zgjidhjes së të gjithë këtij ngërçi është KED, për të patur Gjykatë Kushtetuese, e cila nuk funksionin dhe për të pasur në vijimësi edhe një Inspektor të Lartë të Drejtësisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sadushi sqaron se në 15 nëntor duhet të mbërrijnë emrat e rinj të kandidatëve të KED në Presidencë.

Nga data 1-5 dhjetor, Metës i lind e drejta të hedhë shortin.

Nësë Kreu i Shtetit refuzon, atëherë me 10 dhjetor shortin e hedh kryetari i Kuvendit, çka do të zgjidhte ngërçin.

Pavarësisht se kërkohet një proces cilësor, drejtori i Shkollës së Magjistraturës nxit KPK-në që t’i japë ritëm procesit të vettingut.

Sokol Sadushi: Duhet të jetë më i shpejtë procesi, nëse ky organ nuk fillon me një ritëm të tillë, ne mund të ndodhemi në një situatë tjetër që do kalojë një vit tjetër dhe do të ndodhemi në situatën e mosfunksionimit të KED.

Për situatën në Shkollën e Magjistraturës, Sadushi bën fajtore klasën politike.

Sokol Sadushi: Tashmë është vonë.

/Ora News

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?