FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sokol Sadushi: Mbretëria e Bashkuar partnere afatgjatë në mbështetje të gjyqësorit shqiptar

Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka pritur në takimin e fundit zyrtar përpara largimit, ambasadorin e Britanisë së Madhe në Tiranë, Alastair King-Smith.

Në postimin e Gjykatës, theksohet se mesazhi që ka dhënë kryetari Sadushi, është se Mbretëria e Bashkuar mbetet partnere afatgjatë në mbështetje të gjyqësorit shqiptar.

”Dëshiroj të theksoj mbështetjen dhe inkurajimin tuaj të palëkundur për fillimin e Projektit të Partneritetit Gjyqësor Mbretëri e Bashkuar-Shqipëri në maj 2024. Kam vlerësuar shumë personalisht ndërveprimet tona dhe njohuritë që keni ndarë. Aftësia juaj për të trajtuar çështje të ndërlikuara ndërkombëtare ka fituar respekt dhe admirim të lartë nga të gjitha palët”,-tha Sadushi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?