“Solari të ndalohet me ligj”, dermatologia: Rrit me 76% rrezikun për kancer
Dermatologia Sidita Boriç ka folur rreth kancerit të lëkurës.
Ndër të tjera, ajo tha se është vërtetuar shkencërisht që solari mund të shkaktojë kancer të lëkurës, ndaj sipas saj kjo duhet të rishikohet me ligj e madje duhet të ndalohet.
“Përveç plakjes së parakohshëm të lëkurës, mund të shkaktojë kancer në lëkurë, melanomën dhe kancera më të shpeshtë. Do dalin rrudha, njolla kafe më herët se mosha kronologjike. Në vajzat nën moshën 20 vjeç është parë që rrisku për të zhvilluar një kancer lëkure është 46%, nën 35 vjeç është 76% dhe në çdo ekspozim të mëtejshëm rritet. Australia, Brazili, Irani i kanë ndaluar me ligj. Duhet të ndalohet edhe te ne, të paktën te personat nën moshën 18 vjeç. duhet të ndalohet, është i vërtetuar shkencërisht që shkakton kancerin e lëkurës”, tha mjekja Boriçi per Euronews Albania.