Sondazhi i Noto-s, Xhaferraj: Konfirmim se çmontimi i korrupsionit dhe babëzisë nis nga Durrësi

Vijojnë reagimet lidhur me sondazhin e parë të IPR Marketing për zgjedhjet e 25 prillit, publikuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Tempora” në RTV Ora.

I rradhës vjen nga kryetari i degës së Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferraj.

Teksa i referohet të dhënave të sondazhit për qarkun Durrës, Xhaferraj shprehet se kjo tregon atë për të cilën qytetarët janë të bindur: nga Durrësi nis çmontimi i korrupsionit dhe babëzisë me pushtetin.

“Kompanitë më prestigjioze të sondazheve rikonfirmojnë atë për të cilën qytetarët durrsakë janë tashmë të bindur plotësisht: nga Durrësi fillon çmontimi total i korrupsionit dhe babëzisë me pushtetin.

Ne do vazhdojmë punën të motivuar se fitorja jonë do të jetë edhe më e thellë se kaq”, shkruan Xhaferraj në postimin e tij.

Rezultatet e sondazhit të parë për Durrësin

SHKARKO APP