Sondazhi në ORA/ Opozita fiton Tiranën më 25 Prill, PD rritje krahasuar me 2017-ën
Opozita e Bashkuar del fituese në zgjedhjet e 25 Prillit sa i përket qarkut të Tiranës.
Ky është rezultati i sondazhit të parë të “Notto Sondaggi” të publikuar pak më parë në emisionin “Tempora” në RTV Ora.
46-50% janë përgjigjur me PS; 36-40% janë përgjigjur me PD; 8-12% me LSI dhe me Parti Tjetër 6-10%. Ndërsa me PDIU janë përgjigjur me 2%.
Krahasuar me zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2017, PS ka rënie me 2.3%, ndërsa PD një rritje 2-4%.
Krahasuar me zgjedhjet e 2017, PD ka një rritje nga 6-10%, ndërsa PS dhe LSI janë në pothuajse të njëjtat ujëra.
Antonio Notto qartësoi se rezultatet lidhen me qarkun e Tiranës dhe jo me bashkinë e Tiranës.