Sondazhi për Tiranën. Ja rezultati nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot

Nga Eduard Zaloshnja

Me fillimin e vitit 2023, do të fillojnë edhe analizat e sondazhet për kryebashkiakët e rinj, të cilët do të zgjidhen më 14 maj. Prandaj, në këto ditë të fundit të 2022 (vit me ngjarje të forta politike), vlen të bëhet një analizë e kuotave elektorale të partive për garën parlamentare.

Nuk kam zhvilluar javët e fundit ndonjë sondazh kombëtar, por kam zhvilluar një në territorin e Bashkisë Tiranë, e cila ka shërbyer për dy dekada si një barometër elektoral për gjithë Shqipërinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga sondazhi rezultoi se kuotat elektorale të mazhorancës kanë mbetur pothuaj njësoj si ato të prillit 2021 – mbi gjysma e atyre që janë të vendosur qysh sot për të votuar në zgjedhje parlamentare, votën e tyre ia japin PS+PSD (shihni grafikun shoqërues). Ndërsa risia e këtij viti është ndarja e kuotës së PD-së mes dy fraksioneve – atij të Berishës dhe të Alibeajt.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fraksioni i këtij të fundit merr sot vota sa çereku i fraksionit të Berishës, duke e bërë kështu një faktor të rëndësishëm elektoral në balancën e madhe mes partive – ashtu si dikur LSI-ja, kur u nda nga PS-ja.

Mbetet të shihet nëse fraksioni i Alibeajt do të garojë në garat e ardhshme elektorale si një subjekt elektoral më vete, apo nën ombrellën e Berishës…

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?