Sondazhi përzgjedhës,Çipa: Fyes, u mbajt në zonat jashtë Sarandës

 

Kryebashkiaku në largim i Sarandës, Stefan Çipa, e ka cilësuar fyerës sondazhin që e ka nxjerrë kandidat humbës për zgjedhjet e qershorit. Sipas tij, në sondazh nuk është pyetur baza e PS, por persona të rastësishëm, madje edhe jashtë vijës së verdhë të Sarandës.

Sarandë-Kryetari në largim i Bashkisë, Stefan Çipa, e ka cilësuar fyerje sondazhin e Partisë Socialiste, në bazë të të cilit u përzgjodh kandidatura për zgjedhjeve e 21 qershorit.

“ Largohem ose më heq nga kjo detyrë një fjalë fyese, që ishin rezultatet që na nxirrnin një humbës me rezultate shumë të thella. Këtë e quaj fyerje për qytetarët e Sarandës, fyerje për mua, fyerje për anëtarësinë e PS, fyerje për të gjithë stafin e Bashkisë së Sarandës që i ka shërbyer këtëij qyteti”.

Stefan Çipa në një intervistë për Ora News ka thënë se sondazhi për përzgjedhjen e kandidatit është mbajtur edhe jashtë zonës që përfshin Bashkia e Sarandës.

“Mu komunikua në rrugë informale që këto rezultate kanë dalë ndryshe, ku fatkeqëisht tek sondazhi i fundit nga konstatimi im nuk është pyetur asnjë anëtar i PS-së, por qytetarë të ndryshëm që mendojnë… Madje kanë arritur të thonë që kemi pyetur edhe qytetarë të ndryshëm në zona që nuk janë pjesë e territorit të Bashkisë së Sarandës dhe sipas tyre Stefan Çipa kishte firo edhe në zona ku nuk kam punuar”.

Për Bashkinë e Sarandës nga e majta është kandiduar Florjana Koka, që do të përballet në këto zgjedhje me rivalin demokrat Kreshnik Bozho.

SHKARKO APP