Sondazhi/Shumica e qytetarëve i vlerësojnë akuzat e Presidentit Meta si të rënda dhe serioze
Dy ditë më parë, kreu i shtetit Ilir Meta akuzoi në emisionin “Opinion” kryeministrin Edi Rama për kapje të reformës në drejtësi dhe shkatërrim të shtetit ligjor.
Kreu i shtetit nuk u mjaftua vetëm me deklarata, por për ta bërë të qartë situatën për qytetarët publikoi mesazhin e një diplomati të rëndësishëm të huaj në Tiranë për procesin e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Mesazhi dëshmon se emrat e gjyqtarëve kryesore në vend caktohen nga Edi Rama. Gjithashtu, ky mesazh tregon se një pjesë e diplomatëve janë në shërbim të Edi Rama dhe po justifikojnë gjithë aktet anti-kushtetuese të tij.
Këto dhe teza të tjera të kreut të shtetit për shkatërrimin e institucioneve, shembjen e Teatrit dhe reformën në drejtësi janë cilësuar nga qeveria si sulme politike. Por çfarë mendojnë shqiptarët?
Një sondazh i realizuar këto ditë nga emisioni më i ndjekur në vend “Opinion”, tregon se qytetarët i besojnë Presidentit dhe jo qeverisë.
Pyetjes: Si i konsideroni akuzat e Presidentit Ilir Meta?
Dhe ja votimi: 52 % e qytetarëve që kanë marrë pjesë në sondazh u janë përgjigjur se i vlerësojnë serioze dhe tepër të rënda. Ndërsa 48% mendojnë se akuzat janë për konsum politik.
Në sondazh kanë marrë pjesë rreth 10 mijë qytetarë dhe rezultati tregon dhe se nga anon mbështetja e qytetarëve për qëndrimet e kreut të shtetit. Shifrat e kësaj ankete tregojnë se shqiptarët ndajnë të njëjtat shqetësime me kreun e shtetit për Kushtetutën dhe shtetin e së drejtës.