Sonila Meço: “Agon Channel” nuk është mbyllur

 

Para disa ditësh, bëri bujë lajmi se televizioni "Agon Channel" u mbyll. Dhe kjo, pasi OSHEE-ja vendosi ndërprerjen me energji elektrike për shkak të detyrimeve të pashlyera.

Por gazetarja Sonila Meço thotë se "Agon Channel" në fakt nuk është mbyllur.

“Oferta kam pasur, si këtu si edhe jashtë, kanë qenë gjithmonë faktikisht edhe kur kemi qenë në transmetim. Por unë jam ende në "Agon Channel". Absolutisht, unë edhe gjithë figurat e tjera vijojmë të jemi në "Agon Channel". Bejtja është, Lubonja, Sajmiri, Krasta të gjithë jemi. Për momentin ka një ndërprerje të energjisë elektrike, për shkak të pagesave, nuk është mbyllur kanali,” tha Meço për 'Bluetooth'.

Ndërsa e pyetur a kanë pasur probleme me pagat, ajo thotë: “Patjetër që po. Njerëzit janë pa u paguar që në qershor, të gjithë. Llogaritë rrjedhëse janë bllokuar, s’ka si të paguhet. Por është një punë dy vite që ne duhet ta mbrojmë".

SHKARKO APP