Soreca: Çështjet e të rinjve të bëhen pjesë e politik-bërjes
Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca ka zhvilluar një bashkëbisedim me disa të rinj shqiptarë, në kuadër të javës Europiane. Në fjalën e tij, Soreca ka theksuar se pjesa më e madhe e aktiviteteve janë dedikuar të rinjve, për shkak se 40% e popullsisë shqiptare është nën moshën 25 vjeç. Ai ka ftuar të rinjtë që të ngrenë zërin për çështjet e tyre, që më pas të bëhen pjesë e politik-bërjes.
“Shifrat flasin vetë. 40% nën 25 vjeç; 25% nën moshën 15 vjeç. Prandaj jemi përqendruar tek të rinjtë. E kemi përgatitur këtë javë se donim që të bënim një sërë organizimesh që të dëgjonim mendimet tuaja për BE dhe integrimin, por edhe sesi ju jepni kontributin që Shqipëria të përmirësohet. Një nga mesazhet është që të sigurohemi, jo vetëm nevojat tuaja elementare, por edhe zëri juaj të dëgjohet. Sot do të fillojmë një proces që të kemi një dialog të strukturuar me njëri-tjetrin. Thjesht duam të mbështesim atë strukturë që zëri juaj të dëgjohet. Është takimi i parë, jo i fundit. Shoh shumë të rinj dhe jam shumë i kënaqur që jeni këtu. Integrimi europian, veçanërisht për të rinjtë. Sapo ka lancuar një stategji të re për rininë”, u shpreh Soreca.
Dita e Europës/ Përse festohet më 9 maj?
Dita e Europës tradicionalisht festohet më 9 maj të çdo viti. Në fillim ajo u caktua nga Këshilli Europian si Dita e Europës, por më vonë Bashkimi Europian e përcaktoi 9 majin në përkujtim të deklaratës Schumanit të vitit 1950.
Dita e Europës është data kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si BE Bashkimi Evropian. Ministri i Jashtëm i Francës, Robert Shuman, lexoi për shtypin ndërkombëtar një deklaratë ku i bënte thirrje Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane për të bashkuar prodhimet e tyre të qymyrit dhe çelikut që do të ishte “themeli i parë konkret për një Federatë të ardhshme Evropiane”. Vendet të cilave u drejtohej thirrja kishin dalë të rrënuara materialisht dhe moralisht nga konfliktet me njëra tjetrën. Ajo që propozonte Schuman ishte krijimi i një institucioni evropian mbi kombëtar, i cili do të administronte industrinë e prodhimit të qymyrit dhe çelikut, sektor i cili në atë kohë ishte baza e fuqisë ushtarake.
Vite më vonë, në Samitin e Milanos në 1985, krerët e BE-së vendosën që data 9 maj të shpallej dhe festohej si “Dita e Europës”.
Në kuadër të javës Europiane, në Shqipëri janë organizuar një sër aktivitetesh të ndryshme, si dhe nuk kanë munguar as urimet e krerëve të shtetit.
KOHA JONË SONDAZH

