Soreca takon Krajën: Diskutim për sfidat e SPAK si institucon i ri

Ambasadori i BE në vendin tonë Luigi Soreca ka patur një takim ditën e sotme me kryetarin e SPAK Arben Kraja.

Nëpërmjet një statusi në Twitter, Soreca u shpreh se ka diskutuar me Krajën sfidat e SPAK si institucion të ri, si dhe rishpërndarjen e kompetencave me Prokurorinë e Përgjithshme dhe zyrat lokale.

Luigi Soreca: ‘’Takim shumë produktiv sot me Kryetarin e SPAK Z. Arben Kraja. Ne diskutuam sfidat e SPAK si institucion të ri. Kemi diskutuar gjithashtu për rishpërndarjen e kompetencave me Prokurorinë e Përgjithshme dhe zyrat lokale, dhe zbatimin e ligjit të ri për masat parandaluese.’’

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?