SOS nga mali i Çikës, dy turistë gjermanë mbeten të bllokuar në terren të vështirë
Një operacion kërkim-shpëtimi është vënë në lëvizje në malin e Çikës, pasi dy turistë gjermanë kanë aktivizuar sinjalin ndërkombëtar të emergjencës SOS në zonën pranë majës së Qorres.
Menjëherë pas marrjes së sinjalit, autoritetet organizuan ndërhyrjen, duke angazhuar në terren efektivët e forcës speciale Delta Force, shërbimet e Policisë së Vlorës, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura (ADZM), si dhe një infermier, të cilët janë nisur drejt vendit ku ndodhen turistët.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se njëri prej turistëve ka pësuar probleme shëndetësore ose është lënduar gjatë ecjes në terrenin e vështirë malor. Megjithatë, deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar për gjendjen e tij shëndetësore.
Ekipet e shpëtimit po punojnë për të arritur sa më shpejt te dy turistët dhe për t’i nxjerrë ata në një zonë të sigurt. Autoritetet pritet të japin më shumë detaje në vijim, sapo operacioni të përfundojë dhe të bëhet e mundur verifikimi i gjendjes së tyre.
KOHA JONË SONDAZH

