Sot dita Botërore e sindromës Down, 5 fakte që nuk i dini për personat që e mbartin këtë sindromë

21 Marsi është Dita Botërore e të gjithë fëmijëve dhe njerëzve që vuajnë sindromën Down. Kjo ditë këtë vit shënon përvjetorin 10-të të Ditës Botërore të Sindromës Down dhe çdo vit është zëri i njerëzve që kanë këtë sindromë.

Kjo ditë është shënuar për të theksuar të drejtat e tyre, dhe si datë është shënuar në vitin 2006 nga Shoqata Kombëtare e Sindromës Down në Amerikë duke u ndjekur nga shumë shtete më pas.

Synimi i kësaj dite është ndërgjegjësimi, informimi si dhe promovimi për personat që kanë këtë sindromë në mënyrë që të jetojnë me dinjitet dhe për të qenë aktivë e pjesëmarrës në komunitetin dhe shoqërinë ku jetojnë. Muaji tetor, ka qenë muaji i sensibilizimit për sindromën Down. Një rezolutë për ta përcaktuar 21 Marsin si ditën ndërkombëtare të sindromës Down është adaptuar me konsensus nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në dhjetor të vitit 2011.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lidhur me sindromën Down janë disa fakte të cilat janë karakteristike për të gjithë njerëzit, që mbarin këtë sindromë:

Swiss Digital Mobile Reklama

1. Individët me sindromën Down kanë 47 kromozome në vend të 46 kromozomeve që kanë individët pa këtë sindrome. Si ndodh kjo? Ata kanë një kopje shtesë të kromozomit te 21-të.

2. Sindroma Down nuk është një sëmundje (dhe as diçka që ngjitet). Ajo është një kusht gjenetik (çrregullim kromozomik), i shkaktuar nga prania e një kromozomi shtesë në kromozomin e 21. Faktori gjenetik tek çdo njeri është gjithashtu përcaktues i ngjyrës së flokëve, syve dhe gjatësisë.

3. Quhet sindroma Down, jo Down-et, dhe individët që kanë sindromën Down nuk janë sindroma Down. Sindroma Down nuk përcakton individin, ajo është thjesht një pjesë e asaj çka janë këta individë.

4. Individët nuk kanë sindromën Down “te lehte” ose “te rende”. Aftësia nuk varet nga kushti gjenetik por nga individi. Individët ose e kanë sindromën Down ose nuk e kanë atë.

5. Ndryshe nga perceptimi i krijuar, individët me sindromën Down nuk janë gjithmonë të lumtur. Ata përjetojnë çdo emocion.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?