Sot, dita e dëshmorëve të Ballit Kombëtar. Kush janë martirët e Grehotit

73-vjet më parë në Grehot të Gjirokastrës, gjatë përballjes me pushtuesin fashist, humbën jetën 33 nacionalist të Ballit Kombëtare. 14 shtatori, njihet edhe si dita e dëshmorëve të Ballit Kombëtar. Në këtë betejë u vra dhe komandanti Hysni Lepenica.

Për shumë vite, kjo luftë heroike ku humbën jetën drejtuesit kryesor të çetave në Ballit në Jug u manipulua nga historia komuniste. Vetëm në vitet ’90 dëshmorët e kësaj beteje të rrallë kanë marrë vlerësimin zyrtar.

Për nder të martirëve të Grehotit u zhvilluan sot homazhe në lapidarin kushtuar dëshmorë. Artur Roshi, Kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat vendosi sot në Gërhot një kurorë me lule për nder të të rënëve Nacionalistë te 14 Shtatorit. Ai u shoqërua nga kryetari i PBKD Gjirokastër Erxhil Islami dhe perfaqësues të familjeve Nacionaliste si z.Rushan Veliu dhe të tjerë.

Emrat e Dëshmorëve

Hysni Lepenica

Sefer Imeraj,

Nano Gjoni,

Hasan Gjoni,

Hasan Xhaferi,

Mehmet Koka,

Shazivar Karabina,

Abaz Dauti,

Neki Mahmutaj,

Izet Ruka,

Sherif Buhuçi,

Bilal Bilaj,

Ali Sheme,

Agim Cane,

Agim Selfo,

Qamil Gërbi,

Shahin Rrapi,

 Hamza Tola,

Isuf Kola,

Kutbi Lifti,

Ziher Bihoçi,

Tahir Vasili,

 Fuat Azizaj,

Haki Dajlani,

Rustem Xhufi,

Filo Miceko,

Seit Dema,

Ali Loçi,

Dajlan Tahiraj,

Ismail Saraçi,

Vaid Goshi,

Ibrahim Graci

SHKARKO APP