Sot eklipsi i shekullit, fenomeni shihet dhe në Tiranë (FOTO)

Milionë njerëz në mbarë botën janë sot protagonistë të një spektali të ndjekur nga toka: Eklipsit të diellit i cili konsiderohet më i ploti në këtë shekull.

Por më e veçanta është se ky eklips vjen bashkë dhe me pranverën.

Ndryshe nga sa kemi mësuar në shkollë fillore ekuinoksi (kur dita është e barabartë me natën) nuk ndodh vetëm në një ditë.  Fenomeni astronomik mund të ndodhë edhe në tre ditë,19- 20 dhe 21 mars dhe jo vetëm në 21 mars. Këtë vit me ekuinoksi pranveror vjen dhe me një detaj më shumë: Eklipsin e diellit. Ky fenomen do të jetë  i dukshëm në të gjithë Europën, pjesë të Afrikës Veriore dhe Azisë.

Ndërsa “Dielli i Zi” aty ku do të bjerë nata në mes të ditës do të jenë Ishujt Faroe. Për të tjerët kjo do të jetë vetëm një eklips i pjesshëm.

Në Tiranë eklipsi nis në orën 09:45 dhe do të përfundojë në orën 11:52 minuta. Kulmi i tij do të shënohet në orën 10:42, ku dielli do të mbulohet në nivelin maksimal nga hëna.

Në vendin tonë do të ketë një mbulim prej 40 përqind të diellit nga hëna. Në Britaninë e Madhe dielli do të jetë i mbuluar nga hëna nga 83% deri në 98% .

Ekspertët paralajmërojnë të gjithë njerëzit të mos shohin eklispin e diellit drejtëpërdrejtë, pas syze përkatëse, pasi mund të kenë demtime serioze në sy dhe të parikuperueshme.

SHKARKO APP