Sot është hapur gara për tenderin e rrugës Milot – Balldre në rrugën nacionale Tiranë-Shkodër
Sot është hapur gara për tenderin e rrugës Milot – Balldre në rrugën nacionale Tiranë-Shkodër, me vlerë 364,732.924 euro pa TVSH.
Gjurma e propozuar e rrugës “Milot-Balldre” fillon në nyjen e Milotit, ku do të lidhet me segmentet e tjera rrugore Milot-Thumanë-Kashar-Lekaj dhe me Rrugën e Kombit dhe do të përfundojë në rrugën ekzistuese Tiranë –Shkodër, në Balldre.
Kjo vepër infrastrukturore është një tjetër hap pozitiv për shkurtimin e distancës mes Shkodrës dhe Tiranës dhe kthimin e Shkodrës në kryeqendër rajonale.