FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

21 kandidatë për drejtimin e policisë në katër qarqe, zhvillohet sot gara mes tyre

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit zhvillohet sot procesi konkurrues për plotësimin e vendeve vakante në drejtimin e policisë në qarqet Durrës, Lezhë, Fier dhe Kukës.

Në garë marrin pjesë 21 punonjës policie, të cilët do t’i nënshtrohen vlerësimit nga komisioni përkatës. Pas përfundimit të testimit dhe intervistimit, kandidatët do të renditen sipas pikëve të grumbulluara, ndërsa nga lista fituese do të përzgjidhen katër emrat që do të emërohen në krye të drejtorive vendore të policisë në këto qarqe.

Ndërkohë vakante mbeten edhe drejtimet e policisë në Tiranë dhe Vlorë, por për këto dy qarqe pritet të hapet një procedurë e veçantë konkurrimi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?