Sot hapet tuneli i Llogarasë, Rama: Një nga veprat historike që do të ndryshojë udhëtimin drejt jugut

Ditën e sotme do të hapet tuneli i Llogarasë.

Inaugurimi i tunelit do të bëhet në orën 10:00. I pranishëm do të jetë edhe kreu i qeverisë, Edi Rama.

“Dhe me tunelin e Llogarasë, një nga veprat historike që do të ndryshojë përgjithmonë udhëtimin drejt jugut, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me një gjatësi prej afro 6 kilometrash, tuneli kryesor është i veshur me beton dhe i pajisur me sistemet komplekse të drenazhimit, ventilimit, mbrojtjës kundër zjarrit dhe tymrave, ndriçimit, thirrjeve të emergjencës dhe sinjalistikës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tuneli pritet që të shkurtojë distancën nga Dukati në Palasë nga 30 minuta në vetëm 7 minuta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?