Sot hyrje falas në të gjitha muzetë e sitet kulturore të vendit

Ministri Blendi Gonxhja bën me dije se sot në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, hyrja do të jetë falas në gtë gjitha muzetë dhe sitet kulturore të vendit.

“Nga 18–24 maj, muzetë, parqet arkeologjike dhe hapësirat e trashëgimisë kulturore në të gjithë Shqipërinë hapin dyert për një javë të mbushur me histori, kujtesë, art dhe përjetime unike.
Nën temën ndërkombëtare të shpallur nga International Council of Museums (ICOM), “Museums Uniting a Divided World”, Java e Muzeve 2026 na fton ta shohim trashëgiminë kulturore si një urë që bashkon njerëz, kultura dhe breza përmes dialogut, reflektimit dhe përvojave të përbashkëta.
Përgjatë gjithë javës do të zhvillohen aktivitete, ekspozita, guida, performanca artistike dhe programe edukative në muze dhe site kulturore në mbarë vendin.
🎟️ Hyrja do të jetë FALAS:
📍 18 Maj – Dita Ndërkombëtare e Muzeve
📍 21 Maj – Dita Botërore për Diversitetin Kulturor për Dialog dhe Zhvillim
Ejani të rizbulojmë së bashku historinë, identitetin dhe pasurinë kulturore që na bashkon!”, shkruan Gonxhja në një postim në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi sot: Edi Rama apo Sali Berisha?