“Sot ishte radha e gazetarëve. Ku është problemi këtu!”
Deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri ka komentuar në Facebook incidentin e ndodhur mes gardës dhe gazetarëve. Jo pa ironi ai thotë se kur opozita denonconte krimin në Kuvend, gazetarët nuk e shinin këtë çështje si kauzës. “Sot erdhi radha e tyre”,-thotë Strazimiri.
Postimi në Facebook:
“Kryeministri “Shullazi” që në këto 3 vjet mbushi parlamentin dhe administratën me trafikante droge e prostitutash, hajdutë vilash e vrasës, sot paskësh përzënë si lecka disa personalitete publike që gjatë ketyrë 3 viteve refuzuan ta shohin sa më sipër si “kauzë”… Sot thjesht erdhi radha e tyre! Kaq!
Ça ka këtu për t’u habitur, skandalizuar apo më keq akoma për t’u revoltuar? “Ku është problemi këtu…?”
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1092528864138208&set=a.107351905989247.4032.100001433151624&type=3
KOHA JONË SONDAZH

