Sot kryeministri pret familjarët e atyre që u vranë me 21 janar
Familjarët e viktimave të 21 janarit të vitit 2011, do të bëhen pjesë e një ceremonie përkujtimore, që do të zhvillohet në orën 11;00 tek kryeministria.
Nuk dihen shumë detaje për ceremoninë, e cila u njoftua se do të transmetohet me regji për televizionet. Familjarët e viktimave u lajmëruan, që të paraqiten në Kryeministri në orën 10:30 të paradites. Nuk dihet saktesisht se çdo thote Rama, porse u bene dy vjet qe eshte ne pushtet dhe akoma nuk ka asnje te penalizuar nga drejtesia per keto vrasje.
Faik Myrtaj, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Aleks Nika u vranë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, 5 vjet më parë.
Një vit më parë, Kryeministri Rama u premtoi familjarëve të viktimave të 21 janarit angazhimin e një studioje ligjore ndërkombëtare për të zbardhur vrasjet.Por Rama tha atëherë se nuk do të bëjë me drejtësinë, atë që kanë bërë paraardhësit e tij.