Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 08:39 Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime? Më 13 nëntor, Kuvendi i Kosovës pritet të votojë për të njëjtin ligj që presidentja Justina Shiroka Pula ia ktheu për rishqyrtim në tetor.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Sot mbahet samiti i NATO-s në Lituani, çfarë pritet të ndodhë

Aktualitet E martë, 11 Korrik 2023 10:49
Sot mbahet samiti i NATO-s në Lituani, çfarë pritet të ndodhë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Udhëheqësit e aleancës ushtarake të NATO-s, mes tyre edhe kryeministri Edi Rama, mblidhen sot dhe nesër në Vilnius të Lituanisë. Samiti zhvillohet në një kohë kritike për sigurinë në Evropë, pasi lufta në Ukrainë është në mesin e një kundërofensive të Kievit.

Udhëheqësit e vendeve anëtare të organizatës më të madhe ushtarake në botë pritet të diskutojnë për një gamë të gjerë temash, në mesin e të cilave do të dominojnë përpjekjet e Ukrainës për t’u anëtarësuar në NATO, si dhe pranimi i Suedisë në aleancë.

Gjatë samitit nuk pritet që Ukrainës t’i bëhet ftesë për anëtarësim, gjë që, sipas procedurave të NATO-s, është hapi i parë drejt anëtarësimit të plotë. Këtë e ka konfirmuar tashmë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili ka thënë se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë derisa lufta në këtë vend vazhdon. Pritjet janë që aleatët të shfaqin disa mospajtime se si t’i qasen këtij problemi në deklaratën përfundimtare. Vendet e Evropës Lindore besojnë se Ukrainës duhet t’i ofrohet një udhërrëfyes, ndërsa ato perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Gjermaninë, janë më të kujdesshme sa u përket veprimeve që do të mund ta sillnin aleancën më afër luftës me Rusinë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mbretëria e Bashkuar ka dalë me propozimin që Ukrainës t’i lejohet ta kapërcejë programin e të ashtuquajturit Plan i Veprimit për Anëtarësim, i cili përfshin reforma politike, ekonomike dhe ushtarake, që çdo vend kandidat duhet t’i përmbushë përpara anëtarësimit të plotë. Përveç perspektivës së anëtarësimit, liderët e NATO-s pritet gjithashtu të zotohen për ndihmë të vazhdueshme ushtarake dhe financiare për Kievin.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Drita jeshile për Suedinë

Tema e Suedisë, praktikisht, ka përfunduar më 10 korrik, një natë përpara samitit të aleancës, kur presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, ka pranuar që t’ia përcjellë Parlamentit të vendit të tij kandidaturën e Suedisë për anëtarësim në NATO. Suedia – ashtu si edhe Finlanda – ka qenë tradicionalisht vend neutral sa i përket aleancave ushtarake, por ajo ka kërkuar pranimin në aleancë pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë, më 24 shkurt të vitit 2022.

Mund t'ju interesojë

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Para 8 minutash
Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të...

Para 45 minutash
Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Para 2 orësh

Finlanda është bërë anëtare e plotë e NATO-s në prill të këtij viti. Ndonëse të dyja vendet kanë kërkuar njëkohësisht pranimin, Turqia e ka bllokuar deri më tani procesin e anëtarësimit për Suedinë, duke pretenduar se ky vend strehon anëtarë të grupeve militante, që Ankaraja i konsideron terroriste. Në takimin që Stolteberg ka organizuar më 10 korrik me presidentin e Turqisë dhe kryeministrin e Suedisë, Erdogan ka pranuar që ta heqë veton, duke hapur mundësinë që Suedia të bëhet anëtare e NATO-s. Anëtarësimi i plotë do të ndodhë kur të gjitha vendet ta ratifikojnë protokollin e pranimit.

Kosova jashtë axhendës

Në samit nuk pritet të diskutohet fare për Kosovën, pavarësisht rritjes së tensioneve në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe. Trazirat e fundit atje kanë çuar në sulme të protestuesve serbë kundër ushtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë – KFOR, por, megjithatë, Kosova është jashtë agjendës zyrtare të diskutimeve.

Masa të rrepta për sigurinë

Për mikpritësen e samitit të NATO-s, Lituaninë, kjo ngjarje është më e madhja në historinë e këtij vendi. Për sigurinë janë angazhuar tri njësi kundërajrore gjermane, Patriot, ashtu si edhe avionë shtesë luftarakë. Gjithashtu, mbi 1.000 ushtarë nga vende të ndryshme të NATO-s do të kujdesen për sigurinë. Lituania kufizohet me rajonin rus të Kaliningradit në jugperëndim, si dhe me Bjellorusinë – aleate e Rusisë – në lindje dhe në jug.

Etiketat e lidhura

natosamiti
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?
Para 8 minutash

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”
Para 44 minutash

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe
Para 45 minutash

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 9 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 14 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 9 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 17 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.