Sot në 12:00 bëhet publik çmimi i ri i energjisë elektrike nga ERE

Qeveria propozon 10 lekë/kWh për energjinë elektrike në 2015Edi Rama: Nëse çmimi i energjisë ju rritet 22%, do dal edhe unë në protestë

Çmimi i ri i energjisë elektrike që konsumatorët do të paguajnë nga data 1 janar, pritet të zyrtarizohet sot nga Enti Rregullator i Energjisë, ku bordi i saj do të mblidhet në orën 12:00, për të bërë publike çmimin e ri të energjisë.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

Burimet bëjnë të ditur se çmimi për konsumatorët familjarë do të luhatet nga 9.3-9.7 lekë për kilovat/orë, ku shifra më e mundshme që pritet të aplikohet është ajo prej 9.5 lekë për kilovat.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

Rendi i ditës:

1. Lidhur me Miratimin e Planit të Investimeve për vitin 2015 të KESH sh.a.

2. Lidhur me Miratimin e Planit të Investimeve për vitin 2015 të OST sh.a.

3. Lidhur me Miratimin e Planit te Investimeve për vitin 2015 të OSHEE sh.a.

4. Për Llogaritjen e Tarifave të Prodhimit të Energjisë Elektrike, të Shërbimit të Furnizimit me Shumicë, Transmetimit, Shpërndarjes dhe Shitjes me Pakicë të Energjisë Elektrike për Konsumatorët Tariforë për vitin 2015. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?