Sot në “KOHA JONE” fakte nga Spartak Braho në një shkrim me titull “PERGJIME EDHE NE TIRANE”

Në një shkrim prej dy faqe gazetë në “KOHA JONE”, Spartak Braho kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombetare tregon fakte dhe jep detaje mbi përgjimet në Shqipëri të bëra nga Visha Ajazi kreu i SHISH. Por duke ruajtur të drejtën që nesër shkrimi të botohet në gazetë e të lexohet më parë nga lexuesit redaksia po boton sot vetëm një fragment :”…..Në vargun e këtyre deklaratave përfshihet edhe një deklaratë e Bamir Topit i cili akuzon Visho Ajazin se e ka përgjuar kur ishte President në detyrë dhe po kjo gjë ka ndodhur edhe me Vangjel Dulen.

Pohimet më të rëndësishme për kryerjen e përgjimeve i bëjnë vetë edhe disa nga punonjësit aktualë të SHISH-it të cilët kanë marrë porosi dhe kanë realizuar në mënyrë mekanike procedurat e përgjimit ndaj politikanëve, deputetëve dhe aktivistëve politikë në kundërshtim me ligjin.

Vetë ligji për “Shërbimin Informativ Shtetëror” dhe neni 6 i tij ndalon përgjimin pa autorizim në rradhë të parë nga Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit e më pas nga Prokurori i Përgjithshëm, të përgjimeve të tyre. Për këto përgjime, arsyet, përmbajtjen e të dhënave që janë siguruar nga to asnjëherë nuk është vënë në dijeni qoftë Presidenti, qoftë Kryetari i Kuvendit,  Kryeministri apo Ministri i Brendshëm.

Me të drejtë dyshohet, se ky nuk është një proces përgjimesh të drejtuara, rutinë, vetëm në rastet kur objekt kanë qënë elementë të inkriminuar.

Koincidenca apo rastësia nuk mund të justifikojë edhe rastin kur një personalitet kryesor i shtetit përgjohet 800 herë, kur fashikujt e përgjimeve rregjistrohen dhe zbardhen për t’u arshivuar apo për t’u përdoru si mjete sulmi propogandistik.

Përfundimi në këtë rast, për krijimin e tërë kësaj arshive përgjimi është se ato janë bërë nisur e thjesht për motive të ndjekjes së “kundërshtarëve politikë”, për të krijuar “database-n” me informacione kompromentuese ndaj tyre. Në Shqipëri kjo mënyrë  “jetese” ka për autor vetëm një emër Sali Berishën por në rajon kjo epidemi është njoftuar se ka zënë edhe në shtetet e tjera si Maqedoni, Greqi, Rumani etj

EPILOG ME PIKEÇUDITESE !

Në një deklaratë të Kryeministrit Edi Rama në aktivitetin për përurimin e muzeut të përgjimeve ”Shtëpisë së Gjetheve” në muajin Dhjetor u tha se : Një “ falenderim ” për zotin Visho Ajazi Lika për gadishmërinë dhe bashkëpunimin, se kjo godinë deri para se të hynim këtu ka qënë një godinë që ka qënë pjesë e SHISH-it, pavarësisht se për shumë vite ajo nuk përdorej më “. C’ishte vallë ky falenderim ? Një lojë fjalësh apo një mburrje në vendin e krimit për shefin e Shërbimeve Sekrete të Përgjimeve ? Shefi i Mazhorancës për shumë arsye, por edhe për arsye të mos hapjes së një konflikti me Presidentin Nishani vazhdon të “ bashkëpunojë ” dhe të sigurojë informacion për luftën kundër terrorizmit dhe kriminalitetit ende nga ky shërbim !!!

Në datën 3 Shkurt me rastin e shpërthimit të tritolit në një farmaci  Ministri i Brendshëm  Sajmir Tahiri deklaroi se informacionin për këtë akt terrorist ai e mori i fundit nga Visho Ajazi!!!

Nuk është e pasaktë të thuhet se Shërbimi Informativ Shtetëror nuk është më struktura efiçente që siguron informacionin e nevojshëm dhe të domosdoshëm për  të luftuar e ndjekur krimin dhe jo kundërshtarët. Gjithsesi kryeministri duhet të zgjedhë dhe vendosë për “by-passin” e tij institucional për t’i dhënë këtij organi fytyrën, funksionin, dhe efiçencën e kërkuar….”

 

 

SHKARKO APP