Sot në orën 12:00 Tirana 1 minutë heshtje për viktimat e Francës

Ambasada Franceze në Tiranë ka ftuar të gjithë qytetarët që të solidarizohen me viktimat e sulmit terrorist në Nice duke mbajtur një minutë heshtje në nder të tyre.

Përmes një njoftimi zyrtar, selia e ambasadës në Tiranë thotë se këtë të hënë në orën 12:00 para ambasadës së Francës do të mbahet një minutë heshtje për të nderuar viktimat e atentatit terrorist, duke shprehur kështu solidaritetin dhe përkrahjen për familjet e viktimave dhe të plagosurve.

Të paktën 80 persona mbetën të vrarë dhe më shumë se 50 u plagosën gjatë festimeve të Ditës së Bastijës, kur një terrorist 31­-vjeçar sulmoi turmën me kamionin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?