Sot në Partinë Socialiste!

Sot,( ditë e hënë) siç pritet, mund të mblidhet grupi parlamentar i PS-së ku problemi më kryesor do të jetë çështja “Doshi”. E dijmë të gjithë se çfarë është deklaruar nga deputeti shkodran, kemi parë heshtjen e kryeministrit Rama, tentativat e “superdeputetit” të Vlorës Koço Kokëdhima për ta mbyllur këtë histori e cila ka shpërthyer dhe  ku dihet se “as 700 dreqën nuk e mbyllin më”, një takim të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri me deputetin Doshi, ku thuhet se ka patur replika të ashpra, porse asnjë nuk ka inçizuar gjë që të thuhet pikërisht se ka patur sherr-debat; kemi një publik që zien  përditë nga fantazitë më të pa imagjinuara e deri tek ajo tek shprehja e dalë ditët e fundit në Shkoder se “nuk ka burrë nane që i thotë një fjalë Tomës”, sikurse ka edhe një qendrim të prerë të deputetit shkodran në lidhje me çka deklaruar.
Tashmë uji është “trashur” aq shumë dhe nuk mundet as Kryeministri Rama ta mbajë në shpinë më pa folur një “gur” të tillë që  bie e rrokulliset me vrikun e miletit të cilët  çfarë nuk thonë lart e poshtë.
Sot ka tre zgjidhje : Ose Tom Doshi kërkon falje , pra shkon tek formula e Kokëdhimës se “ ka folur më gjaknxehtesi”  e fiton qetësia e rreme në PS, porse deputeti shkodran nuk besohet më nga publiku. Dhe Rama i bën një spostim të butë deri në largim. Pas kësaj nuk bëzan më njeri në PS. Ose Doshi qëndron stoik atyre çka deklaruar dhe kërkon, sipas tij, të sherojë PS-në, por këtu ka dy nënzgjidhje; ikën Toma se e përjashtojnë nga grupi ose qëndron Toma , por de facto ka ikur Edi Rama se nuk do të ketë më pikë autoriteti në PS e në Qeveri. Pas Tomës do ta mbërthejnë në “gozhda” plot të tjerë në PS. E fundit, ku Doshi deklaron vetë se nuk ka të bëjë më me këtë grup parlamentar socialist të Edi Ramës e fillon një jetë të re politike.
 

SHKARKO APP