FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sot në protestën e 36-të, i fuqishëm ishte zëri dhe e drejtpërdrejtë ishte fjala e emigrantëve

Sot në protestën e 36-të foli një përfaqësues i diasporës, i cili tha se shqiptarët janë bërë bashkë kund autokratit të fundit të Europës. Këto protesta nuk patën podium, por një shkallë u mjaftoi secilit të ngjitej dhe të fliste me mendje dhe me zemër, të fliste për t’u dëgjuar nga ata që mbushin sheshin, por në veçanti nga Rama dhe e gjithë klasa politike që u bënë thjeshtë të padurueshëm.

“ Të gjithë së bashku kundër autoritarit të fundi të Europës. Kundër Lukashenkos së Shqipërisë. Ne kërkojmë fundin e tranzicionit dhe fillimin e proceseve demokratike. Dorëheqje, dorëheqje. Hapi rrugën ajkës së Shqipërisë, pjesës më të mirë që ka kombi që të krijojmë një qeveri teknike që të realizojmë procese demokratike ato që nuk i realizuam në 1991, t’i realizojmë në 2026. Shqipëri e re. Ju garantoj në emër të diasporës së Shqipëria është gur i rëndë në zemrat dhe do jemi këtu me ju. Kjo protestë është protesta më e bukur në 36 vite. Këtu jeni edhe kundër establishmentit që e mban peng zhvillimin kombëtar. Ju lutem qëndroni të bashkuar, diaspora është me ju. Deri në realizmin e proceseve demokratike.” tha emigranti që mori fjalën.

Një tjetër emigrant, në fjalën e tij mes të tjerash, shtoi: “Bota ka kthyer sytë te ne. Ne duhet të tregojmë se e duam demokracinë. Se nuk e meritojmë këtë kryeministër dhe qeveri. Më shumë se kurrë një front i përbashkët për një qëllim. Jemi zgjuar gjithnjë vonë dhe jemi marrë me konflikte me njëri tjetrin. Shqiptarët kanë trokitur te kundërshtari për të bashkëpunuar. Kërkohet një bashkim i madh. Që të jemi të gjithë. Protesta e madhe të sjelli një produkt. Ka njerëz të infiltruar që vijnë këtu për të na përçarë. Të gjithë jemi këtu jemi politik, sot jemi për një ndryshim. Dje ishim 200 mijë veta. Kjo është vota e vërtetë jo ajo që manipulon Edi Rama me Ulsi Manja.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke vijuar në këtë atmosferë që sa vinte e bëhej më e ndezur, një prej emigrantëve që u ngritën në podin e zërit për të dëgjuar Rama dhe qeveria, mes të tjerash shtoi: “Rama po kërkon mëshirë nëpër Europë dhe kurrsesi nuk mund të japë dorëheqjen pasi shkon drejt e në burg, mes tw tjerash u shpreh: “Jemi bashkuar protestës së atyre që nuk kanë asnjë lloj interesi që luftojnë kundër hajdutërisë. Diaspora ka qenë motori i ekonomisë shqiptare dhe këta që kanë marrë peng dhe tallen me ekonominë q tallen me prindërit tanë, do ia heqim këtë privilegj. Diaspora nuk harron sepse bijtë e shqipes janë shqiptarë sepse në venat e tyre rrjedh gjaku i Gjergj Kastriotit. Ka frikë të japë dorëheqjen sepse shkon direkt e në burg. Edi Rama po kërkon mëshirë nëpër Europë. Po kërkon OKB të marë një post ku ka imunitet dhe nuk arrestohet. Ky është realiteti jo përrallat në podkaste. Prandaj zoti Rama duhet të japësh dorëheqje dhe të paguash atë që i ke bërë kombit shqiptar.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Dhe vijuan të tjerë e të tjerë, duke e bërë fjalën e tyre, zërin e tyre, kumbimin e shpirtit të të gjithë atyre që heshtin.

AV/KJ

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?