FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sot nis mësimi online në universitetet e vendit për një muaj. “Kyçen” edhe konviktet

Të gjitha universitetet në vendin tonë nisin vitin e ri akademik me mësim online.

Rreth 21 mijë studentë që nisin fakultetin për herë të parë, do ta fillojnë atë online, ndërsa në total mendohet se është një numër më i lartë që nuk do të shkelë në auditore.

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi të marrë masa shtrënguese për të parandaluar përhapjen e COVID-19, duke vendosur që mësimi të zhvillohet online nisur nga shifrat e larta të të prekurve dhe vdekurve me COVID-19 në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë se mësimi studentët iu nënshtruan procesit të mësimit online gjatë fillimit të pandemisë dhe karantinimit duke theksuar se kjo nuk është gjë e re për ta/ Por mësimi online ka sjellë problem tek ata pasi shumë prej tyre kanë paguar konviktet, të cilat janë të mbyllura dhe të tjerë nuk kanë mundësi që të paguajnë internetin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?