Sot nis punimet Kuvendi me çështjet e nxehta nga “KÇK”-ja, reforma zgjedhore dhe antishpifja
Pas pushimeve, sot në orën 17:00 do të nisë sesioni i ri parlamentar në Shqipëri, i cili parashikohet që të jetë mjaft i nxehtë, pasi çështjet që do të diskutohen dhe që pritet që të miratohen nga shumica socialiste kanë ngjallur debat të fortë. Përplasja mes palëve pritet që të nisë nga akti normativ ‘anti-KÇK’, që Rama ka premtuar se do të miratohet brenda janarit.
Kuvendi do të nisë me miratimin e programit 6-javor të punës së Kuvendit, për periudhën 20 janar – 7 mars 2020, me votim të thjeshtë.
Më pas, me miratimin e kalendarit 3-javor të punimeve, 20 janar – 7 shkurt 2020 dhe në përfundim, me paraqitjen e kalendarit të raporteve vjetore të organeve kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj për veprimtarinë e vitit 2019.